Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e ish prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, për pezullim të vendimit.
Trupa e përbërë nga anëtarët Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simonit, vendosi mospranim të kërkesës.
Ish kryeprokurori Llalla, u shpall fajtor për mosdeklarim dhe fshehje pasurie në 3 episode. Më konkretisht ai akuzohet se nuk ka dekluar një shumë prej rreth 7000$ për lindjen e djalit të tij, shpenzimet për ndërtimin e katit të tretë te banesës si dhe shkollimin e vajzës së tij në Gjermani.
Gjithashtu ndaj ish-kryeprokurit gjykata vendosi edhe konfiskimin e pasurisë. Më konkretisht bëhet fjalë për një apartament në Durrës dhe rreth 22 mijë m2 tokë arë ne periferi të Tiranës.
Në vendimin e saj Apeli i GJKKO-së, thotë se ish kryeprokurori për 5 vite nuk duhet te ushtrojë asnjë funskison publik.
Anila Hoxha/ Top Channel
Top Channel