Ish-kryeministri Berisha është deklaruar prerë se nuk do të votojë asnjë kandidat për president që propozohet nga Edi Rama, qoftë ky edhe nëse vjen nga radhët e opozitës.

Asnjë kandidat të propozuar nga Edi Rama nuk do e votoja. Pse? Rregulli është rregull, nesë maxhoranca vendos që isntitucionin e presidencës t ia japë opozitës, është opozita ajo që negocion përzgjedh dhe vendos, por Rama po bën të kundërtën. Të implikohesh në një proces me zarfe është njëlloj si një tender sekret. Kur merr pjesë në tender sekret vjedh sigurisht.

PD do përfshihet në procesin e zgjedhjes së Presidentit, do të jetë në Kuvend?

Në votim në parlament PD do jetë. PD në një proces të bazuar në zarfa e emaile sekrete s mund të përzihet.

Po nëse një pjesë e pranojnë ftesën? 

Se c’do bëjë Aliebaj me Ballën është punë e tyre. E patë edhe dje si i lejoi vetes të keqpërdoret në shkallën më esktreme. Në 30 vite nuk ka ndodhur kurrë që një deputet të keqpërdoret në atë mënyrë nga kundërshtari. Ai që publikisht lejon një vetëposhtrim të tillë mund t’i lejojë vetes cdo gjë, por unë flas për një opozitë të vërtetë.

Kur do nisin protestat?
PD mendon për këtë por ajo që dua të them unë, kjo është një gjë imperative, sepse po shfrytëzohen rrethanat e vecanta të krjuara nga agresioni rus për tu pasuruar qeveritarët. Qeveria ndjek propagandën e panikut. Nuk do ketë naftë,.. po të na thotë pak pse nuk do ketë? Mund të vështirësohen po jo s’do ketë. Qeveria po bën gjithcka për të mbuluar me propagandë vjedhjen dhe spekullimin.

Top Channel