Britanikja përdor Facebook për të ‘joshur’ vrasësin, përdhunues të tezes së saj, që më pas burgoset përjetë (fotot)

22/04/2022 16:07

Një grua në Britani që përdori rrjetet sociale për të futur në grackë vrasësin e tezes së saj 8,000 km larg në Afrikën e Jugut, ka folur së fundmi për gëzimin kur predatori u dënua me burgim të përjetshëm.

Lehanne Sergison përdori “joshjen romantike” për të kapur të arratisurin e dyshuar për vrasjen e përdhunimit të tezes së saj të ve Christine Robinson, 59 vjeçe në vitin 2014.

32 vjeçari Andrew Ndlovu, u burgos sot përjetë për vrasjen e ish-mësueses Christine në rezervatin që menaxhonte në Afrikën e Jugut, shkruan rrjeti Daily Mail.

Ai u vu para drejtësisë kur Lehanne, nga Kent në Britaninë lindore, nisi të flirtonte me të në rrjetet sociale me pseudonimin Missy Falcao, derisa zbuloi cili ishte vrasësi i familjares së saj.

Duke folur pas dënimit të Ndlovu me një minimum prej 22 vitesh, 52 vjeçarja Lehanne tha: “Christine Robinson ishte një grua e dashur dhe e mirë që luftoi deri në frymën e fundit për jetën e saj. Ajo ishte krejt e kundërta e Imbayarwo – një predator i dhunshëm që e përdhunoi atë dhe e vrau vetëm sepse mund ta bënte, pa asnjë arsye”.

Christine, ish-mësuese nga Merseyside, Angli, menaxhonte një rezervat natyror pranë parkut kombëtar Marakele, 150 milje në veri të Johannesburg pranë kufirit me Botswana.

Pasi kishte udhëtuar nëpër botë, ajo ishte vendosur aty me ish-bashkëshortin e saj Daniel ‘Robbie’ Robinson, deri në vdekjen e tij nga kanceri në 2012.

Trupi i saj i vrarë me thikë u gjet i mbështjellë me një batanije në 2014, së bashku me një pjesë të parave të rrogave të stafit të saj që kishte tërhequr më herët.

Policia afrikano-jugore arriti të sinjalizoi shpejt si të dyshuar asokohe 26 vjeçarin Imbayarwo, kopshtarin që punonte prej një viti për Christine.

Pas vrasjes ai ishte zhdukur nga vendbanimi i tij në impjant në drejtim të kufirit me Zimbabve.

Por interesi i policisë për kapjen e vrasësit nisi të zbehej dhe Lehanne ishte e trazuar nga idea se vrasësi i tezes së saj të ishte i lirë.

Ajo mësoi se personi ishte aktiv në rrjetin Facebook me emrin Andrea Druza, dhe ngadalë nisi të bëhej miq me të njohurit e tij, para se t’i shkruante atij drejtpërdrejt.

Dyshja këmbyen dhjetra mesazhe teksa Lehanne thotë se “i përzihej” duke flirtuar me vrasësin e tezes së saj.

Megjithse ai nuk u paraqit në një takim të lënë me Lehanne në Johanesburg, rrjedhimisht u lokalizua në vendin e ri të punës ku kishte nisur te instalonte dyer garazhesh.

Ajo nuk arriti të merrte pjesë në gjyq por tha: “Për tetë vjet nuk ka pasur një ditë që nuk mendoja për padrejtësinë e vrasjes dhe të vrasësit që ishte i lirë.

“Dhimbja nuk u zvogëlua kurrë dhe kjo më bëri më të vendosur të gjeja përgjegjësin. Familjarët e mi më merrnin për të çmendur por unë nuk mund të ndalja. Teze Chrissie ishte një forcë e madhe, një nga ato persona që e bëjnë botën një vend më të mirë.”

FOTO GALERI
1/5
Lehanne Sergison përdori “joshjen romantike” për të kapur të arratisurin e dyshuar për vrasjen e përdhunimit të tezes së saj të ve Christine Robinson

Top Channel