Berisha ‘hyn’ në zarfet e PS, ish-kryeministri: Vali Bizhga kandidate e Ramës për Presidente

22/04/2022 15:08

Misterin e zarfeve të socialistëve për emrin e Presidentit te ri, Sali Berisha zgjodhi ta zbërthejë nga selia blu.

Kush ka dalë emri më i përfolur. Jua them unë, 2/3 e sekreteve i kanë shkuar Vali Bizhgës. Çfarë mund të presësh tjetër, në një kohë kur emri i saj nuk figuron në asnjë zarf, ndaj i them zgjedhje si Cosa Nostra”, tha Berisha.

Po, pse sipas Sali Berishës, kryeministri po kërkon që kandidatja për kreun e ri të shtetit të jetë shefja e kabinetit te tij.

Po kërkohet kandidati që në prag të disfatës elektorale të japë dorëheqjen dhe t’i lëshojë vendin Edi Ramës. Harroje këtë skemë mafioze nuk do bëhesh kurrë. Për shkak të aferave…. mendon si të kalojë nga kryeministër në president por i them që sot se ajo nuk do të ndodhë”, tha Berisha.

I lënë jashtë procesit, Sali Berisha garanton se Partia Demokratike do të votojë kundër kandidatit të Ramës, edhe nëse propozimi i socialistëve do të jetë një ish-bashkëpunëtor i ngushtë i tij apo një emër i djathtë.

Asnjë kandiat nga Edi Rama s’do e votojmë, rregulli është rregull. Nëse mazhoranca vendos që institucionin e Presidencës t’ia japë opozitës, atëherë është opozita që negocion dhe përzgjedh dhe paraqet dy emra dhe vendos”, tha Berisha.

Sali Berisha po përgatit bazën e Partisë Demokratike për një rrëzim të mundshëm të vendimit Zhukri, ç’ka do të nxirrte sërish nga zyrat Komisionin e Rithemelimit. Nëse kjo ndodh, sipas Sali Berishës faji qëndron sërish në rrugën e Elbasanit.

Shpreh keqardhjen por dhe denoncimin tim për ndërhyrjen e saj direkte në procesin gjyqësor. Ju thashë se kam informacion me dy burime, së fundmi guvernatorja që bën takime për procesin ligjor. Këtu i bëj thirrje qeverisë së Shteteve të Bashkuara të ndalojë ndërhyrjet e saj në proceset gjyqësorë në Shqipëri. Nuk ka asnjë tagër gjykata pasi nuk ka palë ankimuese”.

Por, gjykata e Tiranës e legjitimoi sot Enkelejd Alibeajn si palë ankimuese dhe tashmë fati i selisë blu është në Apel. Vetë diplomatja amerikane Yuri Kim zgjodhi të replikojë drejtpërdrejt me Sali Berishën:

Nëse ‘ndërhyrja në procesin gjyqësor’ nënkupton inkurajimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve që të bëjnë punën e tyre pavarësisht kërcënimeve apo nxitjeve, duke e bërë të qartë se SHBA do të vazhdojë të mbështesë zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri, duke nënvizuar se askush nuk është mbi ligjin dhe duke kërkuar që të gjithë ne duhet të bëjmë pjesën tonë për të luftuar kundër korrupsionit dhe mosndëshkimit, atëherë PO, SHBA-ja ka bërë dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë, sepse lufta kundër korrupsionit dhe përpjekjet për të minuar demokracinë përbëjnë një interes thelbësor të sigurisë kombëtare të SHBA-së”.

Por, a i druhet Sali Berisha një hetimi për korrupsion në një kohë që SPAK po jep sinjale që dosja CEZ-DIA do të hetohet.

Çdo lloj dosje që disponohet dhe i këshilloj dhe t’i falsifikojnë se s’ka asnjë lloj problemi”, tha ai.

Top Channel