Ai druheni një vendimi pro ankimimit të Alibeajt?, Kaso: Asgjë që mbështetet mbi ligjin dhe faktet nuk më frikëson

22/04/2022 15:04

Ivi Kaso u shpreh me siguri të plotë ditën e sotme se nuk i druhet asnjë vendimi që do të marrë Gjykata, nëse ajo do të mbështetet në lidhe dhe fakte.

Kaso tha se çdo gjë që ndodhet në dosjen gjyqësore është origjinale dhe e pa tjetërsueshme.

Ai druheni një vendimi pro ankimimit të Alibeajt?

Unë nuk i druhem asnjë vendimi gjykate, që merret mbi ligjin dhe mbi faktet. I trembem çdo lloj vendimi që nuk merret me bazë ligjesh. Në qoftëse një Gjykatë guxon dhe merr vendime haptazi në kundërshtim me ligjin, atëherë nuk e di për çfarë po flsim. Të jeni të sigurt, gjithçka në dosjen gjyqësore është origjinale dhe e pa tjetërsueshme.

 Arsyeja përse po bëhet kjo është e qartë, sikundër është e qartë se nga cila anë qëndron e drejta ligjore.

Top Channel