“Zhurma” e zgjedhjes së presidentit, Aristir Lumezi: Të forcohet institucioni, duhet ligj organik për presidentin

21/04/2022 22:36

Analisti Aristir Lumezi e ka cilësuar si të panevojshme “zhurmën” e politikës për zgjedhjen e një presidenti të ri, ku qeveria i ka votat.

I ftuar mbrëmjen e sotme në “Top Story” me Sokol Ballën, Lumezi tha se ndarja e votave me opozitën për zgjjedhjen e presidentit, do ishte thjesht “benzinë për zjarr”.

Lumezi vuri theksin në forcimin e insuticionit të presidentit, dhe jo te individi. Ai tha se duhej një ligj organik për presidentit, gjë e cila mungon.

Aristir Lumezi: Opozita nuk ka asnjë rol, se Rama i ka votat. Loja e pastër do ishte të kërkonte emra nga opozita. Kjo lloj politike ka pasur përplasje, do përçahej opozita për sa kohë presidenti zgjidhet me kaq vota. President me disa vota të opozitës, do t’i hidhte benzinë zjarrit. Mazhoranca e ka ruajtur Metën nga një ligj organic për presidentin, për të shmangur një lloj përplasje. Më shumë se sa një emër i presidencës, ai nuk duhet të dalë nga korniza kushtetuese. Ne duhet të forcojmë institucionin, jo individin. Duhej një ligj organik për presidentin, Do proferoja një konsesus për një ligj organic i kopssitur, sesa zgjedhja e një emri të ri.

Top Channel