“Trimat në sallë të flasin për ‘non gratat’, Alibeaj shigjeton Berishën dhe i drejtohet Ramës: Po shijon votat e krimit

21/04/2022 13:00

Në vijim të seancën plenare, Enkelejd Alibeaj zgjodhi të flasë nga vendi.

Gjestin e shoqëroi me batutë ndërsa tha: Nuk po dal se vjen dikush e më zë foltoren.. “. Në vijim kreu i grupit parlamentar të PD kërkoi nga kryeministri Rama të flasë për raportin e DASH, duke atakuar këtu edhe ish kryeministrin Berisha për ‘non gratat’.

“Ky trimi i madh e trimat në këtë sallë, të flasin për raportin e DASH, dizenjimi i pesonazhe non grata. Ku janë këta, eposi i Kreshnikëve.

U bë jeshil iku. E ja këtu kjo është cështja, në cdo seancë do e ketë, derisa të dalë ‘cullak’. Ai di shumë gjëra, ndaj edhe humbi qetësinë. Erdhi me idenë për të krijuar diversion brenda opozitës. Se o e ka kapur një kriminel o një oligark.

Ka folur në emër të amerikanëve, po urdhëro fol tani. Ta kanë shkruar e zeza mbi të bardhë. Po shijon vota të krimit të organizuar dhe vjen si gjeli majë plehut po të doni hajdeni po të doni jo. Kësaj duhet ti përgjigjet ky artist i madh. Nuk shpëton dot, po nuk bëre këtë gjë, cdo veprim tjetër do jetë i rrethuar si non grata.

Kjo është skena hipokritike fyese, se si ky njeri donte të krijonte procesin e Presidentit. Doli në fis. Pyetja mbetet kur do i përgjigjesh raportit të DASH dhe Departamentit të Thesarit. Përgjigjen e pres në cdo seancë, pyetjen do e kesh gjithmonë.” u shpreh Alibeaj.

Top Channel