Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi të enjten një paketë të re ndihme në armë për Ukrainën, prej 800 milion dollarësh.
“Sot po njoftoj një ndihmë shtesë për Ukrainën prej 800 milionë dollarësh , në mënyrë që ata të mund të përballojnë sulmin në rajonin e Donbasit. Kjo paketë e re përfshin artileri të rëndë, dronë dhe municione të tjera”, tha Biden.
Biden tha se përqendrimi i sulmit rus në lindje, ka bërë edhe më të rëndësishme dërgimin e armëve nga Perëndimi drejt Ukrainës,
“SHBA dhe aleatët po veprojnë me shpejtësi që tju dërgojnë ukrainasve armët që ju duhen”, shtoi më tej ai.
Presidenti i amerikan gjithashtu njoftoi një këst të veçantë prej 500 milionë dollarësh nga ndihma amerikane për qeverinë ukrainase.
“Përveç forcimit të rezistencës së Ukrainës në fushën e betejës, ne po demonstrojmë gjithashtu mbështetjen tonë për popullin e Ukrainës. Sot, Shtetet e Bashkuara po njoftojnë se ne synojmë të sigurojmë 500 milionë dollarë shtesë në ndihmë të drejtpërdrejtë ekonomike për qeverinë ukrainase”, u shpreh Biden.
Ndihma e re rrit mbështetjen e përgjithshme ekonomike të SHBA-së për Ukrainën, në 1 miliard dollarë në gati dy muajt e fundit që nga pushtimi i Rusisë, tha presidenti Biden. Ai njoftoi se SHBA do të ndalojnë anijet e lidhura me Rusinë të ankorohen në portet amerikane .
“Asnjë anije që lundron nën flamurin rus, ose që është në pronësi ose operim nga interesat ruse, nuk do të lejohet të ankorohet në portet tona ose të hyjë në brigjet e venit”.
Biden tha se kjo masë është një tjetër hap kritik që SHBA po ndërmerrte së bashku me aleatët e saj në Kanada dhe Evropë për t’i mohuar Rusisë përfitimet e sistemit ekonomik ndërkombëtar që ata gëzonin në të kaluarën.
Top Channel