Kosova e Serbia nuk u pajtuan të nënshkruajnë një marrëveshje finale për targat. Nga takimi gjithë ditor në Bruksel me ndërmjetësim të Miroslav Lajçak, palët nuk arritën të pajtoheshin për një zgjidhje për këtë çështje.

Besnik Bislimi: Këtu Serbia nuk ishte e gatshme të bashkëpunojë kështu që mund të them që marrëveshja për targat, apo ideja e arritjes së një marrëveshjeje për targa ka përfunduar pa sukses.

Se si do të kalohet kufiri nga e premtja kur edhe skadon marrëveshja, kryenegociatori kosovar nuk pati përgjigje.

Besnik Bislimi: Ne do të trajtojmë lirinë e lëvizjes në të njëjtën mënyrë siç e trajton edhe pala serbe. Ndërkaq për tabelat KM, kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë ilegale do të ofrohet një opsion se si do të kalojmë te targat normale.

Pas dështimit të arritjes së një marrëveshjeje, ndërmjetësuesi Miroslav Lajak i ka ftuar palët të takohen përsëri dhe njëkohësisht të kenë kujdes në veprimet që mund të destabilizojnë vendin.

Nga 30 shtatori i vitit 2021 deri të enjten ishte në fuqi marrëveshja e përkohshme për mbulimin me letra ngjitëse të simboleve në targat e automjeteve gjatë qarkullimit në territoret e Kosovës e Serbisë.

Kjo marrëveshje u arrit par një javë bllokadash në veri të Kosovës nga serbët lokal.

Top Channel