
Karriera e Will Smith duket se do të marrë një tjetër drejtim pas ngjarjes së shumëpërfolur në ceremoninë e 94-të e ndarjes së Oscar, e gjithë kjo për shkak të shuplakës që Smith i dha Chris Rock-ut.
Pasi Netflix ndërpreu projektin ‘Fast and Loos’e ku Smith do të ishte protagonist, gjiganti i transmetimit ka marrë një tjetër vendim.
Smith kishte planifikuar të bënte në Netflix një dokumentar për natyrën, por u shty për shkak të incidentit në Oscars. Smith do të shërbente si producent ekzekutiv në dokumentar, i cili do të ishte një vazhdim i programit të tij të mëparshëm të natyrës ” Welcome to Earth”.
Megjithatë, Bloomberg raporton se prodhimi është shtyrë deri në vjeshtë. Ky është vendimi më i fundit kundër Smith, i cili po përballet me pasoja në industrinë e argëtimit pas natës së Oscarit muajin e kaluar.
Aktori fitoi një çmim Oscar për aktorin më të mirë disa minuta pasi goditi prezantuesin Chris Rock për shkak të një shakaje që komediani bëri për gruan e Smith, Jada Pinkett Smith.
Top Channel