Shtyu Alibeajn në foltore, Yuri Kim paralajmëron Berishën: Akte që i përkasin të shkuarës, të mos përsëriten!

21/04/2022 16:38

Skema të pakëndshme kanë shoqëruar ditën e sotme seancën plenare në Kuvend, të cilat nuk do të mund të shpëtonin pa u ‘ndëshkuar’ nga ambasadorja amerikane Yuri Kim.

Ish-kryeministri Sali Berisha, shtyu ditën e sotme Enkelejd Alibeajn në foltore, në mënyrë që të merrte fjalën për t’iu përgjigjur Ramës dhe kjo gjë shkaktoi shumë debate.

Ambasadorja Kim me anë të një postimi në ‘Twitter ‘është shprehur se ditët e largimit të të tjerëve nga podiumet apo shtrembërimit të shtetit të së drejtës, i përkasin të shkuarës dhe kjo gjë nuk duhet të përsëritet më kurrë.

Reagimi:

“Ditët e sulmit ndaj ndërtesave, rrahjes ose largimit të të tjerëve nga podiumet, kërcënimit të atyre që thonë me të drejtë “jo!”, akuzimit të të tjerëve për veprat e këqija që ka bërë, shtrembërimit të shtetit të së drejtës, llogaritjes së mosndëshkimit, ato ditë i përkasin një të shkuare që duhet. të mos përsëritet.”

I vendosur të flasë, Berisha ka shtyrë sakaq kreun e grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj duke marrë me forcë Foltoren. Gjithësesi ‘i fituar’ në këtë situatë aspak të këndshme, ka dalë kreu i PR, Fatmir Mediu, i cili ka marrë fjalën nga vendi për t’iu përgjigjur kryeministrit./ E.Kola

 

Top Channel