Rama ‘këshillon’ demokratët të mësojnë nga gabimet e Bashës: Ia kisha thënë…

21/04/2022 12:45

Kryeministri Edi Rama ka vënë në dukje mungesën e ish-kryedemokratit Lulzim Basha në kuvend dhe këshillon demokratët të mos ndjekin shembullin e tij.

Ku e keni atë që mungon. Sa herë ia kisha thënë. Tani po ju them prapë, mos shkoni pas të vdekurit. Si me të vdekurin, si pa të vdekurin, ne nuk na mundni dot. Jeni në mohim. Nuk shihni realitetin”.

Teksa Sali Berisha, i shpallur ‘non grata’ nga Departamenti Amerikan i Shtetit, po kërkon të rikthehet në krye të Partisë Demokratike, Rama shprehet se ky do të ishte gabim i rëndë dhe deputetët që do e ndjekin do ta pësojnë si Lulzim Basha.

Kur i vdekuri vjen ju udhëheq, thotë jam gjallë por ka vdekur Amerika. Mos ndiqni të vdekurit. Kam dëgjuar që po u bashkoheni si zogjtë e korbit një nga një”.

Ndërsa për Bashën, Rama këmbëngul se “po të kishte pak me vëmendje zërin e arsyes, do të ishte këtu akoma”.

Me kërkesë të shumicës së deputetëve demokratë, pas disfatës në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, Lulzim Basha dha dorëheqjen nga drejtimi i partisë më të madhe opozitare.

Top Channel