“Procesi për Presidentin me regji të Ramës”/ Brizida Gjikondi: Opozita të sjellë emrat mos të vijoje me bojkote

21/04/2022 21:37

Aktivistja Brisilda Gjikondi në panelin e Top Story mbrëmjen e sotme u shpreh për zgjedhjet presidenciale se i duken diçka me regji qendrore nga Rama.

Ajo u shpreh se Rama nuk ka përse të përfshijë shoqërinë civile në zgjedhjen e emrit pasi kjo nuk parashikohet askund në Kushtetutë.

Nga ana tjetër Gjikondi i bëri vërejtje opozitës për të cilën tha se nuk mund të dorëzohet por duhet ti japë një emër e mos të vazhdojë me bojkotet siç ka bërë kohët e fundit.

Gjikondi: Më duket diçka me regji qendrore nga Rama ku përpiqet që të konsumojë edhe faktorin e shoqërisë civile dhe për të treguar që juve nuk e meritoni që t’ju jepet e drejta për të zgjidhur presidentin. Edi Rama arriti të konsumojë të gjithë faktorët që nesër pasnesër që do të ofrojnë kandidatura.Kushtetuta e Shqipërisë e ka të përcaktuar dhe të qartë se si zgjidhet presidenti. Broçkullat që do të thërrasim shoqërinë civile, që nuk kanë asnjë lloj tagri të ofrojnë emër. Se të ishte për procedurë qeveria tha para një viti që do bëjnë ndryshime kushtetuese. Në 21 prill të 2008 është ndryshuar kushtetuta dhe kompetencat për zgjedhjen e presidentit ia lanë parlamentit. Unë dua të bëj naiven. Nuk e kuptoj pse opozita nuk do të marrë pjesë, këta nuk mund të presin gabimin dhe gënjeshtrat se kanë marrë mandat nga shqiptarët. Nëse duan ta fusin Ramën në pozitë të vështirë duhet të sjëllin emra serioz. Nuk do doja të ishte femër, sepse janë të zgjedhura nga një burrë jo se kanë ardhur aty në mënyrë dinjitoze. Nëse zgjedhja e grave do ishte efikase, do kishte rënë dhuna ndaj grave. Kshu e kuptoj emancipimin e shoqërisë shqiptare. E shoh në reflektimin real, ky është emancipim falls. Kjo është qasja ime që Rama po deligjitimon të gjithë personat që mund të ofrojnë emra.  Çfarë nuk kuptoj unë është opozita. Mos i dorëzoni armët që tani, duhet të jepni një emër me patjetër.

Top Channel