Presidenti i ri/ Alibeaj bën bashkë Berishën e Ramën: Falë marrëveshjes së 2008, sot mund të zgjedhë e vetme shumica

Presidenti i ri/ Alibeaj bën bashkë Berishën e Ramën: Falë marrëveshjes së 2008, sot mund të zgjedhë e vetme shumica

Në seancë plenare, kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj hoqi vija të ngjashme mes ish kryeministrit Berisha dhe kreut të qeverisë Edi Rama.

Ndërsa solli në vëmendje marrëveshjen e 2008, Alibeaj sulmoi Berishën ndërsa tha se falë tij, e kryeministrit Rama kemi arritur në pikën ku shumica mund të zgjedhë e vetme presidentin e republikës.

“ Është në fakt marrëveshja e 2008 mes këtij dhe atij. Ky nuk e fsheh aspak çfarë do të bëjë, siç ka bërë me të gjitha pushtetet. Ajo që shqiptarët do të duan, është të kuptojë pse e bën këtë, cili është shkaku që e bën? Le të flasë ky njëherë për deputetët e tij, 2 i ka në qeli, 2 të tjerë nuk ua përmend emrin. I trajton njerëzit si dele me nga një zarf.

Çfarë do të thotë kjo: do zgjedhësh Presidentin e zarfit? Ne kemi detyrim ndaj gjysmës së shqiptarëve që na votuan. Për shkak të marrëveshjes së 2008, ti e merr Presidentin. Ne kemi detyrimin që gjithë këtë farsë me zarfa t’a grisim.Kjo është qasja që do të mbajë grupi parlamentar në këtë proces. Pa komplekse dhe pa u tërhequr. Zarfet ti mbajë për vete, le të zgjidhë hallet e tij me ata që ka të 313. Ky nuk është hall i shqiptarëve”. u shpreh Alibeaj.

Top Channel