“Presidenti do të hyjë në një shtëpi me rregulla”/ Spiropali: Ligji do të jetë gati në sesionin parlamentar

21/04/2022 22:27

Ministrja e marrëdhënieve me parlamentin Elisa Spiropali, ka deklaruar mbrëmjen e sotme në ‘Top Story’ se ligji për presidentin është në shqyrtim dhe do të miratohet brenda sesionit parlamentar.

Ajo u shpreh se presidenti/ja i  ri do të hyjë në një shtëpi me rregulla.

Ajo u shpreh se mirëpresin propozime nga opozita duke mos pasur asnjë tabu për emra që janë të denjë për atë pozicion.

Mariglen Kasmi: Ajo që desha të thoja ishte se pas 32 vitesh tranzicion duhet të jepet një mesazh që pas kaq vitesh duhet ti jepet fundi tranzicionit, kjo zgjidhet vetëm duke zgjedhur një person të denjë. Në fund është përgjegjësi e të majtës. Nëse i bëjmë një analizë, praktika të tilla janë provuar edhe në vedet perëndimore. Në këtë rast është dhe opozita që nuk mund të ketë një arsye për të mos votuar një kandidaturë. Duhet që të funksionojë e të përfshihen të gjitha kategoritë në diskutim. Dueht person i paangazhuar në politikë, të ketë përvojë institucionale e të ketë formim të mirë. Të tillë njerëz ka, që të kthejnë dinjitetin në institucionin e presidencës.

Gjikondi: Nuk e di a është koha e duhur për të bërë gjithë këto procedura. Janë dy handikape. Për të zgjedhur të tjerë duhen 84 vota ndërsa për presidentin 71. Si ka mundësi që keni ngritur komisione dhe nuk kemi një ligj për presidentin

Spiropali: Ne kemi një vit që kemi punuar për një ligj për presidentin, po punojmë dhe besojmë që do ta kalojmë brenda sesionit parlamentar. Presidenti i ri do të hyjë në një shtëpi që ka rregulla. Pra e kuptojmë rëndësinë. Kjo gjë do ndodhë me presidentin. Siç është kushtetuta do e respektojmë zgjedhjen e presidentit. Nuk kemi komplekse apo tabu për të parë një ndryshim, por duhet të ndryshojmë edhe natyrën e republikës nëse i japim peshë referendumit.

PS-ja ka mbajtur përgjegjësi, nuk kemi asnjë kufi për të propozuar emra që na bëjnë ndër apo të vijnë nga përndjekja. Ne mirëpresim propozime por duket e pamundur por duket e pamundur nga opozita. Të vijë nga opozita një emër që ka një rekord dhe një skrificë të njohur publike, nuk kemi asnjë tabu për këtë.

Top Channel