Përzgjedhja e Presidentit të ri/ Rama: Më parë bënim shfaqje, sot kemi një proces normal edhe pse i kemi votat

21/04/2022 11:43

Kryeministri Edi Rama është kthyer pas në kohë sot në seancë plenare, ndërsa ka kujtuar proceset e zhvilluara për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Rama i konsideroi proceset e kryera shfaqje të shëmtuara teatrale, ndërsa theksoi se pasuesin e Ilir Metës në presidencë, do bëjnë cdo përpjekje për ta zgjedhur në një proces normal.

Zgjedhja e Presidentit të Republikës dhe dua ta nis me kur ishte gjallë Saliu. Më kujtohet që u zhvillua këtu në kuvend një proces, në fakt dy po kam parasysh të parin që coi në zgjedhjen e njëanshme të Bamir Topit. Dhe duke dëgjuar cfarë thoni ju, se kur ishit i keni bërë gjërat shumë mirë, desha ta risjell këtu atë histori. Ka qenë një ngjarje ku vlen plotësisht ajo shprehja ‘jeta imiton artin’. Kemi qenë aty si drejtues të partive politike dhe realisht të paktën mesa mua më lejon kultura, asnjë shfaqje teatri absurd nuk do linte pas atë shfaqje që i dhamë njëri tjetrit. Duke marrë nëpër gojë njerëz duke kërkuar Presidentin për emra që hidheshin në tryezë.

Mediu ka qenë prezent, arriti puna që një kandidat për President e kërkuam në Golem. Dhe dikush tha ka ikur në Greqi, më pas u mor në telefon Fatos Beja, që e njihte kandidatin dhe tha se jeton ne Greqi, por ka një shtëpi në Golem. Dhe kur ai nuk u gjet në Golem, Saliu tha Fatosi na corienton se është vetë një kandidat latent, kjo ka qënë një ndër shfaqet që kulmoi me propozimin e Ndokës për Ismail Kaderenë, por ai nuk i hapi telefonin. Më pas u ra dakord për ushtarakun dhe u kthyem të komunikonim me partitë përkatëse, por ra edhe ai sepse i gjori Sali, kërkoi kokën e Dhori Sollakut, sigurisht ne s’kishim kohë për t’i dhënë e këtu mbaroi.

Më pas u zhvillua një tjetër raund kur doli toger Bujar Nishani, aty ishte më e thjeshtë sepse PD i kishte votat. Ju e dini ai doli si pasojë e një aksidenti rrugor, se erdhi një President tjetër deri këtu, por i kishte dalë një hije në radiografi. Procesi më normal ishte procesi që u zhvillua kur ju nuk ishit këtu, por që prodhoi presidentin më anormal. Edhe në ëndrrën më të harbuar s’do e kishit parë dot aq të harbuar. Por sot jemi para një procesi tjetër, ne kemi ngritur një përfaqësi për të komunikuar me të gjithë pjesët e këtij Kuvendi në radhë të parë kemi parasysh grupet parlamentare. Kështu që do ta bëjmë këtë përpjekje jo se jemi të detyruar nga ndonjë pamundësi, por sepse këta jemi ne dhe për hir të vërtetës kjo është ADN e PS. PS ka qenë gjithmonë partia që ka lëshuar më shumë.” u shpreh Rama.

Top Channel