Përfshirja e opozitës në zgjedhjen e presidentit, Agron Duka: Se kanë me sinqeritet ofertën, duhet ta zgjidhte populli

21/04/2022 22:32

Përfaqësuesi i opozitës në procesin e zgjedhjes së presidentit të ri, Agron Duka e ka quajtur jo serioze ofertën e Partisë Socialiste për përfshirje. 

I ftuar mbrëmjen e sotme në “Top Story” me Sokol Ballën, Duka tha se opozita ende nuk ka dalë me propozime emrash, por kjo kompetencë i duhej dhënë popullit. Sipas tij duhen bërë ndryshimet në kushtetutë që ta zgjedhë populli kreun e shtetit.

Agron Duka: Se kanë me sinqeritet ofertën se ne japim emra. S’mund të përjashtohet një njëri që kanë background në politikë. Ka shumë njerëz që mund ta bëjnë shumë mirë, si dhe nga shtresa e të përndjekurve. Nuk kemi dalë akoma me emra. Kjo punë more zotëri me i dhënë popullit pushtetin e vetë se do e riciklohet e njëjta tallave. Këtë pushtet ta ketë popullit. Bëni ndryshimet kushtetuese që njerëzit ta zgjedhin vetë presidentitn.

Top Channel