Kryetarja e kuvendit Lindita Nikolla i tha Sali Berishës se gjesti i tij për të shtyrë nga Foltorja Enkelejd Alibeajn ishte i turpshëm dhe i tha të kërkojë ndjesë.

I turpshëm ishte akti yt. Është hera e dytë që ti përdor fyerje. Po vazhdove në këtë mënyrë do të marrësh përgjigjet më të merituara”, iu përgjigj Berisha.

Sali Berisha kishte pak minuta që kishte hyrë në sallën e kuvendin, kur fjalën e kishte kryeministri Edi Rama. Menjëherë më pas, Berisha kërkoi fjalën, ndërkohë që drejt Foltores u drejtua Alibeaj. Teksa kryetarja e kuvendin Lindita NIkolla tha  se fjalën e ka Fatmir Mediu, Berisha shkoi në Foltore dhe shtyu Alibeajn.

Menjëherë pas incidentit, seanca u ndërpre për disa minuta dhe Nikolla i tërhoqi vëmendjen Berishës.

“Unë nuk isha aty po dëgjova që Rama më kishte cituar disa here dhe shkova të flisja. Ishte një keqkuptim”, u shpreh ish-kryeministri më pas.

Top Channel