Moti këtë të enjte do të karakterizohet nga mot i paqëndrueshëm me kalime të herëpashershme vranësirash.
Sipas Meteoalb, parashikohet që vranësirat herë pas here të pësojnë zhvillim duke sjellë reshje shiu në zonat Veriore dhe Veriperëndimore. Po ashtu pjesërisht Qendra pritet të ketë momente me pika shiu. Ndërsa zonat Jugore do të jenë me vranësira ku mundësit për shira të pakët do të jenë shumë të ulëta.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 23°C.
Era do të fryjë e mesatare dhe deri e fortë me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 4 ballë.
Kosova
Pjesa e parë e ditës do të jetë në ndikimin e kthjellimeve dhe kalimeve të shpeshta të vranësirave. Por në pjesën e dytë të ditës parashikohet që vranësirat të shtohen gradualisht në vend, duke sjellë reshje të pakta shiu në zonat Perëndimore dhe Jugore.
Top Channel