Paralajmërimi i Kim për Berishën/ Ironizon Paloka: A mund të na bësh një listë se çfarë lejohet të bëjmë në Kuvend

21/04/2022 18:02

Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka, ka ironizuar postimin e Yuri Kim në lidhje me vërejtjen që i bëri ish-kryeministrit Berisha pasi shtyu në foltore kryetarin e përkohshëm të PD-së Enkelejd Alibeajn.

Paloka ka reaguar me anë të një postimi në ‘Facebook’ duke i kërkuar ambasadores Yuri Kim që ti bëje një listë me rregullat që lejohen e që nuk lejohet të bëhen në Kuvend në mënyrë që të mos bëjnë gabime sërish.

Reagimi i Palokës:

“A mund të na bësh një liste zonja guvernatore se çfarë lejohet e cfarë nuk lejohet të bëjme në Kuvendin e Shqipërise që të jemi të qartë e mos bëjmë më gabime?”

I vendosur të flasë, Berisha ka shtyrë sakaq kreun e grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj duke marrë me forcë Foltore. Gjithësesi ‘i fituar’ në këtë situatë aspak të këndshme, ka dalë kreu i PR, Fatmir Mediu, i cili ka marrë fjalën nga vendi për t’iu përgjigjur kryeministrit.

 

 

Top Channel