Një makinë qëndroi para godinës/ Del videoja, zjarri në zyrën e noterit në Lezhë, dyshohet i qëllimshëm
21/04/2022 16:13
Zjarri i rënë një ditë më parë në zyrën e noterisë në Lezhë nën pronësinë e noterit Vasil Martini nga hetimet paraprake dyshohet të ketë qënë i qëllimshëm.
Burime për Top Channel bëjnë me dije se kamerat e sigurisë në zonë kanë filmuar dhe momentin kur një makinë tip BMW ndalohet para ndërtesës e cila qëndron për rreth 4 min dhe më pas largohet nga vendi i ngjarjes.
Makina e kapur nga kamerat e sigurisë po hetohet nëse ka pasur lidhje me ngjarjen e ndodhur një ditë më parë. Ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri, por në deklaratën e tij Martini shprehu se nuk mendon të jetë i qëllimshëm, pasi nuk ka konflikt me asnjë person.
Top Channel