Ndihma amerikane për Ukrainën/ Zelensky falenderon Biden: Mirënjohës, po shpëtoni jetë

21/04/2022 17:43

Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelenskyy, pas deklaratave të Biden në Shtëpinë e Bardhë, e ka falenderuar presidentin e SHBA-së për ndihmën shtesë ushtarake dhe ekonomike.

Me anë të një postimi në Twitter, Zelensky u shpreh se është mirënjohës për të gjithë ndihmat që Amerika dhe e gjithë bota po i jep popullit ukrainas, duke shpëtuar kështu jetët e mbrojtësve të demokracisë dhe lirisë që ofrojnë rivendosjen e paqes.

Më herët, Biden njoftoi 500 milionë dollarë ndihmë ekonomike për qeverinë ukrainase dhe 800 milionë dollarë ndihmë ushtarake .

Paketa prej 800 milionë dollarësh do të përfshijë artileri të rëndë dhe drone, së bashku me municione, tha Biden.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA