Lindita Nikolla në krye të shtetit? Spiropali: Të gjejmë figurë të kundërt me Metën, nuk duam të pushtojmë Presidencën, por ta çlirojmë

21/04/2022 21:33

Anëtarja e trojkës negociuese të Partisë Socialiste për zgjedhjen e presidentit të ri, Elisa Spiropali mohoi zërat se në krye të shtetit mund të vendoset kryeparlamentarja Lindita Nikolla.

E ftuar këtë mbrëmje në “Top Story” me Sokoll Ballën, Spiropali tha se presidenti i ri mund të zgjidhet nga një fushë jashtë politikës, si në mjekësi, akademi, apo edhe nga trupi diplomatik.

Ministrja shtoi se mazhoranca nuk ka për synim të pushtojë institucionin e Presidencës, port a çlirojë atë. Sipas saj, presidenti i ri duhet të jetë krejtësisht profil i kundërt me Iliri Metën për cilësi.

Elisa Spiropali: Ka njerëz të fushave, akademisë, mjekësisë, trupit diplomatik, përveç politikanëve. Përveç politikanëve janë edhe këto. Nuk janë propozuar vetëm deputetë. Kjo është mënyrë për të parë emrat. Para këtij procesi, a duhet të bëjmë një konsultim për të zgjedhur ata që gjykojmë. Ne nuk mund të themi sot “grua katolike besnike”, mund të jetë edhe burrë. Përmendja e fesë nuk është e përshtatshme. E paracakton karakteri, jo gjinia. Kemi kryetaren e kuvendit grua, 70% të qeverisë gra. Kryeministri nuk është deklaruar fare për këtë temë. Kryeministri ka qenë shumë i qartë. Nuk duam ta pushtojmë institution e Presidencës, port a çlirojmë. Ne i qëndrojmë votës sonë për shkarkimin e Metës. Sot është koha të gjejmë një profil i kundërt, për cilësi jo gjatësi. Nuk ka vend për ta paragjykuar procesit. Po të thonim duan një president tonin, do thonin duan ta kapin. Tani sërish gjykohemi sërish.

Top Channel