Konflikti përshkallëzohet në raketa nga Gaza, që interceptohen nga sistemi ajror i Izraelit (VIDEO)

21/04/2022 20:08

Është përshkallëzuar sot konflikti mes palestinezëve dhe ushtrisë së Izraelit teksa mjete raketore lëshoheshin nga Gaza, që dukej se neutralizoheshin nga sistemet mbrojtëse izraelite.

Zhvillimi i rëndë vjen pas disa ditë përleshjesh e dhune gjatë muajit të agjerimit për muslimanët, ndërsa dje Izraeli ka goditur objektiva me avionë luftarakë.

Dhuna ka nisur prej përplasjeve mes besimtarëve dhe ushtrisë në xhaminë  Al-Aksa në Jeruzalem, e njohur për izraelitët si Tempulli i Malit.

Policia izraelite tha se dhjetra protestues kishin lëshuar gurë dhe shishe molotov teksa një grup radikalësh izraelitë ndalonin muslimanët të shkonin në xhami.

Shtatë palestinezë ishin arrestuar sot në Jeruzalemin lindor, ndërsa një grua palestineze 45 vjeçare u qëllua për vdekje sot nga një plumb i ushtrisë në Betlehem.

Dje ushtria izraelite tha se kishte goditur nga ajri një “postë ushtarake dhe një tunel me kimikate ku prodhoheshin raketa nga militantët.

Lëvizja islamiste Hamas, e cila qeveris në Gaza, tha se kishte lëshuar raketa ndaj avionëve izraelitë.

Top Channel