“Keni rast të tregoni se keni vizione”/ Duka- Spiropalit: Do të shohim se sa e sinqertë është oferta juaj

21/04/2022 22:38

Debate dhe kunja kanë shoqëruar diskutimin mbrëmjen e sotme në ‘Top Story’ ku Spiropali dhe Duka nuk kanë lënë rast pa iu përgjigjur njëri tjetrit në lidhje me qasjet e tyre.

Minsitrja Spiropali është shprehur se opozita ka rastin më të mirë për të treguar se ka vizione dhe se situata në PD nuk mund të jetë një barrë për proceset e tilla.

Nga ana tjetër Agron Duka u shpreh se nuk do të dorëzohet e nuk do të bojkotojë, edhe pse nuk do i merren parasysh propozimet.

Spiropali: Ne nuk e ndajmë opozitën në pjesë siç ata ndajnë veten. Duam që ta votojmë në tre raundet e para me shumicë të cilësuar. Kur nuk bien dakord mes tyre nuk mund të bien dakord me ne. Ç’ benzinë mund ti hedhim në një zjarri që ka marrë dhenë. Ne po mundohemi të shpëtojmë ç’ka ngelur e të flasim me ta. Duam që ta zgjedhim presidentin me ta. Situata në PD nuk mund të jetë barrë e proceseve të tilla.

Duka: Kjo shprehje është e rrezikshme. Unë nesër mund të mos jem në politikë por të jeni të sigurt që opozitë të fortë do të ketë gjithmonë.

Spiropali: Jeni vetë të djegur dhe keni një rast tani që të tregoni se keni vizione.

Duka: Do mundohemi ses bën që të krijohemi në grup e të komunikojmë me ju e të shohim se sa e sinqertë është oferta juaj.

Gjikondi: Mund ta thotë Rama si ligjërim politik por opozita duhet të bëje të sajën. Rama mund të thotë e dua prift apo hoxhë.

Duka: Sipas meje do ishte mirë që secili grup duhet të kishte përfaqësues por kjo është e pamundur siç duket. Ne e çjerrim këtë lloj maske, shkojmë si grup, vëmë piketat dhe themi se oferta jonë është kjo dhe mund të dalim para shqipëtarëve të themi se ne propozuam por ky nuk pranoi.

Nuk është njëlloj me kohën e Berishës sepse tashmë me 71 e kalon klasës. Ne ia iapim këtë lloj mundësie si opozitë.

Spiropali: Pra shkurt meqë ne nuk mblidhemi dot po heqim dorë.

Duka: Jo unë skam për të heq dorë. Duhet të mësohemi që të mos bojkotojmë edhe pse nuk zgjidhim gjë.

Spiropali: Jeni mësuar ju me shpalljen e armiqve.

Top Channel