Johnny Depp tregon në gjyq se nuk e ka parë kurrë filmin e vet ‘Piratët e Karaibeve’ (fotot)

21/04/2022 16:15

Aktori amerikan Johnny Depp ka zbuluar së fundmi se nuk e ka parë kurë filmin ku është protagonist “Piratët e Karaibeve” teksa dha dëshminë në gjyqin ku kërkon $50 milionë dëmshpërblim nga ish-bashkëshortja Amber Heard per shpifje.

Heard është paditur për shpifje nga Depp pasi ka nënkuptuar se ai ka abuzuar me të në një artikull të vitit 2018, ku megjithse ajo nuk e përmendte me emër, avokatët e aktorit thonë se ka bërë që ai të humbasë oferta pune prej supozimeve.

Në dëshminë e djeshme në gjykatën e Virginia, kur aktori u pyet sesi kishte dalë filmi i tij, ai u përgjigj se “nuk e kishte parë”.

Depp luan në film rolin e kapitenit Jack Sparrow që më pas vijon rolin edhe 4 në seritë pasuese.

Biseda për filmin nisi kur Depp u pyet për karrierën dhe rolin e tij të famshëm.

“Aktorët e filmave me kartona mund t’ia hedhin për shumë gjëra kurse ne jo,” i tha ai jurisë. “Kapiteni Jack Sparrow mund të bëjë gjëra që unë vetë nuk mund t’i bëja kurrë, ai mund të thotë gjëra që unë nuk mund të them”.

“Por kur kompletohet duket se është në një mision të mirë, unë besoja se ai është një personazh që mund të pranohet si nga fëmijët dhe nga më të vjetrit, njëfarësoj si lepurushi  Bugs Bunny,” shtoi ai.

Duke folur për reagimet ndaj skenarit të filmit, Depp tha: “Mendoj se ka të gjitha tiparet e një filmi të Disney, njëfarë strukture e parashikueshme me tre akte”.

Më pas aktori thotë se nuk i shikon kurrë filmat ku luan vetë.

“Jo nuk e kam parë filmin, por besoj se ka ecur mirë. Ata donin ta vazhdonin më shumë dhe unë nuk e kisha problem, e njihja mirë personazhin, ndoshta më mirë se shkrimtarët, dhe kur ndodh kjo je më shumë besnik ndaj tij dhe mund të shtosh fjalët e tua.”

FOTO GALERI
1/5
Johnny Depp ka zbuluar së fundmi se nuk e ka parë kurë filmin ku është protagonist “Piratët e Karaibeve”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA