Një nga më të pasurit në Rusi, presidenti i Lukoil, kompania e dytë me madhe e naftës në vend, ka dhënë dorëheqjen.
Në një deklaratë të shkurtër të enjten Lukoil tha se Vagit Alekperov kishte njoftuar kompaninë për vendimin e tij se ai po jepte dorëheqjen si drejtues dhe president i kompanisë.
Lukoil nuk dha detaje më shumë se përse erdhi kjo dorëheqje, por njoftimi vjen disa ditë pasi Alekperov u sanksionua nga nga Mbretëria e Bashkuar dhe 7 javë pasi kompania i doli kundër Vladimir putin duke i thënë t’i japë fund luftës në Ukrainë.
Sipas reuters , Alekperova kishte vendosur të dorëhiqej pas sanksioneve të vendosura për të mbrojtur interesat e kompanisë.
Lukoil prodhon më shumë se 2 përqind të naftës bruto në rang global, dhe ka të punësuar më shumë se 100 mijë persona.
Ajo operon në dhjetëra vende dhe është kompania e dytë më e madhe e naftës në Rusi pas gjigantit shtetëror Rosneft. Sipas Bloomberg, Alekperov vlen rreth 16 miliardë dollarë.
Aksionet e Lukoil në Moskë kanë humbur afërsisht 28% të vlerës së tyre që nga pushtimi. Ata ranë më shumë se 2% të enjten.
Top Channel