Mariglen Isufi, 29 vjeç është arrestuar këtë të enjte pasi kishte fshehur trupin e pajetë të shokut të tij ditën e djeshme.

Shoku i tij, Ilir Marku u gjet ditën e djeshme në një bunker pranë Insitutit Bujqësor në Kamëz, pas disa ditësh që ishte shpallur në kërkim si i humbur.

Sipas policisë, të dy ata kanë qenë duke konsumuar lëndë narkotike, derisa 36-vjeçari gjeti vdekjen.

Pas vdekjes së shokut, Marigleni ka transportuar trupin e të ndjerit në bunker, duke kryer veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA