Fotografohet për herë të parë rrëqebulli i Ballkanit në Parkun Kombëtar të Prespës
21/04/2022 20:51
Në Parkun Kombëtar të Prespës është fotografuar për herë të parë rrëqebulli i Ballkanit, ndërsa ky lloj është prezent në Shqipëri prej 11 vitesh.
Kjo vërtetoi se ky lloj po vazhdon shtrirjen e habitateve të tij në territorin e vendit, falë metodave të ruajtjes dhe konservimit.
Rrëqebulli i Ballkanit (Lynx Lynx Balcanicus) është fotografuar edhe në anën Maqedonase të Parkut të Prespës, pasi kufijtë nuk kanë penguar përhapjen e jetës së egër.
Top Channel