Efi shpjegoi sot në studion e Për’puthen situatën e krijuar nga marrëdhënia e saj me Mevlanin.

Ka qenë babai i saj ai i cili është mërzitur për këtë situatë duke e kritikuar për vendimin e vonuar të saj.

“Hera e parë që kur kam qenë pjesë e Për’puthen që jam ndjerë shum keq se e kam parë që është mërzitur dhe më tha që ke vonuar shumë për të ndaluar takimet me të, pasi ai njeri ty vetëm të ka ulur”, tha Efi.

Ajo shpjegoi se si situata e krijuar i ka krijuar babit të saj përshtypjen që Mevlani po luan me të.

“Ai po luan imagjino se çfarë përshtypjeje po i jep babit itm, një moment është mirë një moment është keq”, shtoi më tej ajo.

Efi dhe Mevlani kanë pasur debate të vazhdueshme të cilat kanë ndikuar në vendimin e Efit për ndërprerjen e takimeve.

Shumë situata midis tyre duke nisur që nga mohimi i deklaratave, largimi nga takimi dhe akuza ndaj njëri-tjetrit kanë sjellë mosmarrëveshje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA