Berisha shtyu Alibeajn, Gjekmarkaj: Nuk jam ndier mirë!/ Zgjedhja e presidentit: Nuk kemi luksin të rrimë jashtë procesit

21/04/2022 22:53

Deputeti Agron Gjekmarkaj nuk është ndier mirë për aktin e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili shtyu sot në foltore kreun e PD-së, Enkelejd Aliebajn për t’i marrë fjalën.

Në një lidhje direkte mbrëmjen e sotme për “Top Story” me Sokol Ballën, Gjemarkaj tha se nuk e priste që një burrë me aq eksperiencë në politikë të sillej në atë mënyrë.

Agron Gjekmarkaj: Nuk jam ndjerë mirë, përtej gjykimeve që kam për Berishën, nuk e pres që një burrë me eksperiencën e tij në politikë të sillet në aty mënyrë ndaj Alibeajt. Unë do votoja çdo president që përbush kriteret.

Sa i përket përfshirjes së opozitës në zgjedhjen e procesit të presidentit të ri, ai tha se PD nuk e ka luksin të rrijë jashtë procesit.

Agron Gjekmarkaj: Mendoj që PD nuk e ka luksin të jetë përjashtuese në procesin e zgjedhjes së Presidentit. Kemi gabuar në disa përjashtime dhe besoj që PD duhet t’i përgjigjet qytetarëve me propozime konkrete, pavarësisht se besoj që nuk do merren parasysh.

Top Channel