Kriza mes Ukrainës dhe Polonisë thellohet, Zelensky kthen urdhrin më të lartë shtetëror pas deklaratave të presidentit polak Me situata të pakëndshme është shoqëruar seanca plenare.
Në përfundim të fjalës së kryeministrit ku e konsideroi Berishën ‘ të vdekur politikisht’ ish-kryeministri është ngritur të marrë fjalën, por në Foltore ishte Alibeaj.
I vendosur të flasë, Berisha ka shtyrë sakaq kreun e grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj duke marrë me forcë Foltore. Gjithësesi ‘i fituar’ në këtë situatë aspak të këndshme, ka dalë kreu i PR, Fatmir Mediu, i cili ka marrë fjalën nga vendi për t’iu përgjigjur kryeministrit.
Por ndërsa situata ka gajasur kryeministrin, duket se kryeparlamentare Nikolla e ka gjetur të papërgatitur, ndërsa u dëgjua të thotë: Ua ç’bëhet këtu.
Në vijim kryetarja e Parlamentit i ka tërhequr vëmendjen ish kryeminsitrit për gjestin ndaj kreut të grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj.
Top Channel