Me situata të pakëndshme është shoqëruar seanca plenare.
Në përfundim të fjalës së kryeministrit ku e konsideroi Berishën ‘ të vdekur politikisht’ ish-kryeministri është ngritur të marrë fjalën, por në Foltore ishte Alibeaj.
I vendosur të flasë, Berisha ka shtyrë sakaq kreun e grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj duke marrë me forcë Foltore. Gjithësesi ‘i fituar’ në këtë situatë aspak të këndshme, ka dalë kreu i PR, Fatmir Mediu, i cili ka marrë fjalën nga vendi për t’iu përgjigjur kryeministrit.
Por ndërsa situata ka gajasur kryeministrin, duket se kryeparlamentare Nikolla e ka gjetur të papërgatitur, ndërsa u dëgjua të thotë: Ua ç’bëhet këtu.
Në vijim kryetarja e Parlamentit i ka tërhequr vëmendjen ish kryeminsitrit për gjestin ndaj kreut të grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj.
Top Channel