Berisha-Alibeaj kapen fizikisht. Nga debatet për presidentin në grup, Berisha “shpërthen” në foltore

21/04/2022 15:02

Bashkëjetesa e demokratëve në grupin parlamentar duket një mision i pamundur.

Përjashtim nuk bëri as mbledhja e së enjtes, e cila u shoqërua nga debate me tone të ashpra ku protagonistet kryesor  ishin Sali Berisha dhe Enkejejd Alibeaj. Ftesa e socialistëve për negociata për emrin e ri te Presidentit  s ndau palët.

“Opozita s’mund të përfaqësohet kurrë me të emëruar nga Taulant Balla. Denoncova praktikën mafioze që ndjek Edi Rama praktikë kjo që s’ka asnjë qëllim tjetër veçse të nxjerre nga zyrat e tij njeriu që do dhe që komandon”

Por, Enkelejd Alibeaj  mendon ndryshe.

“Përfaqësojmë gjysmën e shqiptarëve, e për këtë arsye duhet të përballemi me Ramën dhe klikën e tij, jo duke ikur, por duke  ja grisur fasadën me zarfe dhe shoqëri civile është detyrim moral dhe politik por dhe kushtetutes. Presidenti simbolizon unitetin e popullit dhe duhet të simbolizojë dhe gjysmën që përfaqeson opizita me të drejtë.”

Atë që Alibeaj e konsideron përballje me kundërshtarin politik, Berisha e quan legjitim të procesit. Grupi dështoi të marrë sërish një vendim duke treguar se as Berisha dhe as Alibeaj nuk  kontrollojnë totalisht grupin.

Dueli mes demokratëve  u shfaq dhunshëm edhe në seancën planare, kur Sali Berisha përzuri nga foltorja e Parlamentit Enkelejd Alibeajn.

Ndërsa Alibeaj reagoi me heshtje dhe Nikolla me kërcenim ndëshkimi për ish kryeministrin, ky i fundit tentoi të kalojë me batutë përplasjen e parë fizike mes palëve, që prej 8 janarit.

 

 

Top Channel