Aristir Lumezi: Gjëja e duhur do të ishte zgjedhja e presidentit nga opozita, në zarfe ka pasur propozime thumbuese

21/04/2022 21:57

Opozita duhet ta ketë targetin kryesor për zgjedhjen e Presidnetit, kështu mendon gazetari Aristir Lumezi, i cili mbrëmjen e sotme në “Top Story” tha se kjo gjë do të thyente ambientin që është krijuar në vend.

Lumezi tha se Rama i drejtohet shoqërisë civilë pa arsye pasi Presidenti i zgjedhur nga ata për Ramën nuk ekziston.

Ai shtoi se në zarfet e dorëzuara nga opozita ka pasur emra thumbues në mënyrë që t’ia bënin të qartë Ramës që emrat e tyre nuk do të merren parasysh.

“Zgjedhja e një presidenti nga opozita do ishte gjëja e duhur për të krijuar një lloj thyerje të ambientit në vend. Nëse Rama do e kishte këtë lloj dëshire do u ishte drejtuar deputetëve që këtë gjë do ua lemë opozitës. Unë e ndjek prej vitesh Ramën dhe kjo është një lloj mjegullnaje që krijon vazhdimisht. Brenda tij, president nga shoqëria civile nuk ekziston. Janë ca handikape që të gjithë i kuptojnë sepse sipas informacioneve të mia në zarfe ka patur propozime thumbuese për ti lënë të kuptohet se. Kryeministri do të duhet të zgjedhë një lloj Zelensky, por nëse i hyjmë seriozisht, Kushtetuta e ka shumë të qartë, ajo që na duhet është një president që të ketë frikë nga ligji, të respektojë dhe të mos shmangë ligjin, model qytetar. Të gjitha këto është e radhë të gjenden tek një person.”

Top Channel