“Nuk kam konflikte me askënd,” -kështu shprehet noteri Vasili Martini, zyra e të cilit u përfshi nga flakët orët e para të mëngjesit në Lezhë.
Duke folur për mediat, Martini hodhi poshtë dyshimet për zjarr vënie të qëllimshme, duke theksuar se nuk ka debate apo konflikte me askënd, për asnjë procedurë. Ai tha se për zjarrin është njoftuar me telefon dhe se si pasojë e flakëve dëmet në zyrë janë të mëdha.
“Jam njoftuar në orën 4:00 të mëngjesit se kishte zjarr në zyrën time. Kam ardhur me vrap, kam njoftuar zjarrfikëset dhe kam ndërhyrë për të shuar zjarrin. Si rezultat i flakëve, zyra ka pësuar disa dëme shumë të mëdha. Dua të komunikoj përmes jush me qytetarët e Lezhës dhe të gjithë klientët e mi, që kanë marrë shërbim në zyrën time se i gjithë dokumentacioni është i ruajtur, i siguruar dhe i rikuperueshëm në masën 100%. Zyra është e formatuar sipas ligjit për noterinë.” tha Martini ndërsa shtoi se është herët për të folur për shkaqet e flakëve në zyrë.
“Është shpejt për të folur për shkakun e zjarrit është detyrë e organeve kompetente. Unë kam për detyrë të garantoj qytetarët se cdo akt në zyrën time është i sigurtë dhe do rikuperohet sapo zyra të jetë funksionale.”- shtoi ai.
Top Channel