Policia e Los Angeles shfaq morinë e armëve artizanale të kapura ‘nga interneti’ (fotot)

20/04/2022 20:45

Autoritetet amerikane shfaqnin sot në Los Angeles ato që quajnë “armë fantazmë” të kapura, të prodhuara në mënyrë artizanale, ilegale e të vetë-montueshme.

Agjenti special Michael Hoffman tha se shitja e tyre bëhet gjerësisht në internet duke u dërguar pjesë-pjesë  në adresat e porositësve, të cilët më pas i montojnë vetë.

Zyrtarët thanë se armë të tilla nuk mund të gjurmohen pasi nuk kanë numër serie si armët e prodhuara nga fabrikat e ligjshme.

Zhvillimi vjen pas një fushate të qeverisë së SHBA kundër këtyre armëve, shpërndarja e të cilave është rritur dhjetëfish pesë vitet e fundit.

Rregullat e reja kërkojnë që  pjesët e montuara të këtyre armëve të jenë objekt i të njëjtave  kërkesa si armët e shitura ligjerisht në treg, sipas zyrtarëve.

Ato duhet të përfshijnë një numër serie dhe të vijnë nga prodhues të liçencuar që mund të jenë të gjurmueshëm për sa kohë bëjnë këtë biznes.

FOTO GALERI
6/9
Zhvillimi vjen pas një fushate të qeverisë së SHBA kundër këtyre armëve, shpërndarja e të cilave është rritur dhjetëfish pesë vitet e fundit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA