Oligarku rus Oleg Tinkov, ka postuar në rrjete sociale pamje nga masakrat që po kryhen në Ukrainë, ku ka bërë thirrje për ndalim të luftës së çmendur.
Ai u shpreh në postimin e tij se asnjë person nuk është përfitues nga ky konflikt prandaj është i domosdoshëm përfundimi i tij.
Tinkov është një nga sipërmarrësit të profilit më të lartë të Rusisë dhe themeloi firmën globale të financave në internet Tinkoff Bank dhe zotëronte ekipin e çiklizmit Tinkoff-Saxo, por megjithatë dënon vazhdimisht veprat e presidentit Vladimir Putin.
Dy nga oligarkët e tjerë të shquar të vendit, Mikhail Fridman dhe Oleg Deripaska, kanë bërë thirrje të shumta për paqe, por nuk kanë kritikuar drejtpërdrejt.
Fridman, një bankier miliarder, ka thënë se çdo vërejtje personale mund të jetë një rrezik jo vetëm për veten, por edhe për stafin dhe kolegët.
Tinkov tha se “90%” e njerëzve të vendit të tij ishin kundër luftës dhe shtoi se “marrëzat në çdo vend janë 10%”.
Top Channel