Ndalohet kamioni me fruta kontrabandë në Gjirokastër, në pranga 48-vjeçari

20/04/2022 10:55

Një kamion me 1.6 ton fruta kontrabandë që kishte hyrë në vend nga dogana e Kakavijës u ndalua në Gjirokastër.

Policia ka ndaluar 48-vjeçarin me iniciale A.G. në vendin e quajtur “Ura e Lumit”.

Në automjetin “Mercedes Benz”, ndodheshin 1.6 ton fruta të pashoqëruara me dokumentacionin përkatës apo deklaratë doganore.

Gjithashtu, në lidhje me këtë rast u vu nën hetim 39-vjeçari me iniciale Th. K., me detyrë doganier në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë për veprën penale “Shpërdorim detyre”, pasi nga verifikimet hetimore ka rezultuar se nuk ka ushtruar kontroll në këtë automjet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA