Pjesëmarrja gjinore në politikë duket se është një sfidë e fituar ne shifra. Por reformat e mbështetura dhe nga komuniteti ndërkombëtar për barazinë gjinore janë të pamjaftueshme.
Më shumë se gjithçka, mosvlerësimi i grave, mbetet një çështje mentaliteti.
“Dhunë grash në parlament? Jo, ndonjëherë ka gjuhë të dhunshme.”- tha Orjola Pampuri
Mirëpo studimet tregojnë se politikanet gra në raport me politikanët burra përballen me dhunë pas dyerve të mbyllura si dhe kanë gjasë të përjetojnë dhunë të padukshme apo kërcënime e fyerje të natyrës seksuale.
“Për shkak se e pres që politika të jetë e dhunshme në Shqipëri, nuk mund ta quaj këtë që kam përjetuar dhunë”- tha Grida Duma
Por raportet ndërkombëtare nënvizojnë se sa më e lidhur te jetë me pushtetin, aq më shumë një grua bëhet target i sulmeve verbale
Te dhënat e një studimi te kombeve te bashkuara bazuar ne pyetjen e mbi 300 kandidatëve që garuan në 25 prill, tregojnë se me shume se gjysma e tyre mendojnë se gjuha poshtëruese dhe dhuna janë pjesë normale te politikës.
Megjithatë përballë kamerës kur i pyet gratë deputete vazhdojnë ta refuzojnë dhunën, me te cilën ndeshen përditë në politike.
“Ka bullizim në parlament… dhe nuk janë të pranueshme por unë nuk dua të pranoj se një rast përbën atë që mund të jetë pjesë e dhunës në politikë.” tha Milva Ikonomi
Top Channel