Çiljeta e “Përputhen” flet për largimin nga programi: E dashura e ishit u bë xheloze, doja më shumë takime me…

20/04/2022 17:56

Ish-konkurentja e “Përputhen”, Çiljeta ka rrëfyer sot në “Ftesë në 5” arsyet pse u largua nga programi duke lënë në mes njohjet.

Ajo u shpreh se ka rënë pre e paragjykimeve për shkak se kishte lënë vajzën në Itali, ndërsa shtoi se u bë xheloze edhe e dashura e ishit të saj.

Ajo tregoi se kishte më shumë për të dhënë në program dhe do donte të njihte më tepër Melikun, pasi të tjerët sipas saj ishin “qumështorë”.

Thoshin që ka lënë gocën në Itali dhe kërkon burrë në Shqipëri.E dashura e ishit u bë xheloze. Para se të merrja këtë vendim e kisha folur nëse ishin dakort, por për hatër të gocës i thashë. Kisha shumë për të dhënë në atë program, edhe pse doja të fokusohesha te mentaliteti se edhe nëse ka fëmijë, një femër mund të çajë në jetë. Unë kam pasur një takim, por doja të kisha më shumë komunikim me Melikun sepse e njoh që në Vlorë dhe do doja ta njihja më tepër jashtë, ndërsa të tjerët ishin qumështorë dhe të vegjël.

Disa nuk e pranonin gocën dhe prandaj s’mund t’i pranoja në jetën time. Me mamanë e ish-patnerit kam folur. I thash ma do dal në televizor. Ky raport është i vërtetë. Realitetin nuk e mohoj për asgjë në botë. E dua shumë se më do shumë Gajën”, u shpreh Çiljeta.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA