Së shpejti në ekranin e Top Channel do të kemi mundësi të ndjekim emisionin më të ri, “A Live Night”.
I ftuar mbrëmjen e sotme në “Goca dhe Gra” Ledion Liço i cili do të moderojë emisionin, ka zbuluar detaje të reja, ku ka treguar edhe të ftuarin e dytë pas Arilena Arës, i cili do të jetë Ylli Limani.
Artistët do të flasin për jetën e tyre, në një dimension tjetër dhe do të jenë ata protagonistët duke treguar edhe gjëra të pa thëna ndonjëherë.
Ledion Liço: Ky është program i parë 4k në youtube, pra cilësia më e lartë e figurës dhe e zërit. Do të jetë dokumentar, Arilena do të jetë e para, i dyti do të jetë Ylli Limani. Do flasin për jetën e tyre, bëjnë një intervistë që mungon. Nuk kam zgjedhur moderimin klasik, pyetjen e bëj pas kamerave. Mua më ka bërë tv një dëm të madh, tv i bën prezantuesit protagonist. Mua më vinte më natyrshëm të sfumoja veten për të lënë të tjerët. Kam zgjedhur të lë artistin të flas për veten. Kemi bërë një punë shumë të mirë dhe jam i lumtur që pas kaq vitesh ne do zbulojmë pak më tepër artistët. Tregojnë gjëra që dhe në jemi habitur kur i kemi dëgjuar. Është format i parë i këtij lloji në Shqipëri.
Top Channel