Konflikti në Partinë Demokratike ka lodhur aleatët opozitar, të cilët vendosën të hedhin një hap përpara në procesin e zgjedhjes së Presidentit duke propozuar një formulë gjithëpërfshirëse për negociatat.

Kreu republikan u tregua i kujdesshëm të mos përmendte Sali Berishën, por pa e përjashtuar totalisht atë.

Fatmir Mediu: Këtu nuk është momenti për të diskutuar problemet e brendshme që kemi. Këtu është momenti për zgjedhjen e presidentit dhe këtu përgjegjësia është shumë e madhe. E rëndësishme është të vlerësojmë opozitën në proces. Opozita në proces do të kishte vlerë nëse do kishte një përfaqësi unike, të përbashkët.

Socialistët të cilët i kanë mbyllur derën Sali Berishës lënë një shteg hapur vetëm për grupet parlamentare që njihen nga Kuvendi.

Taulant Balla: Besoj e shpresoj që me 3 kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës do të dakordësojmë ditën e nesërme kalendarin. Ne kemi propozuar që data 29 prill të jetë data e mundshme e mbledhjes së Konferencës së kryetarëve, siç i jemi drejtuar kryetares së Kuvendit.

Por, personi i vetëm që sipas procesit duhet të përfaqësojë Partinë Demokratike në tryezën e dialogut nuk u duk aq i qartë, ndoshta pasi e paqartë është situata në grupin që ai duhet të drejtojë.

Enkeljed Alibeaj: Do jetë grupi parlamentar i PD që do mbajë qëndrimin e vet për gjithçka mbi procesin, mbi produktin, mbi kriteret edhe për gjithçka tjetër.

Në mungesë të dëshirës së opozitës per te marre seriozisht procesin e zgjedhjes se presidentit, fjala e pare dhe e fundit deri tani, duket i mbetet socialistëve.  Në rresht për një dhe të heshtur, edhe për shkak të çështjes Rakipi, ata votuan brenda grupit të tyre. Në një zarf me tre emra, secili prej 74 deputetëve socialistë thanë të tyren për kreun e ardhshëm të shtetit. Mes tyre, i buzëqeshur edhe Ornaldo Rakipi.

Top Channel