Sibora Duka është vetëm 5 vjeç por flet rrjedhshëm anglishten. Ajo i këshillon shokët e saj për shqipen në gjuhën që të vegjlit sot kuptojnë më mirë. Efekt flet në anglisht
“Djema, unë e di që ne e flasim shumë mirë anglishten, por mos harroni gjuhën tonë të bukur: shqipen. Le të flasim pak si fëmijë shqiptarë….”
“Përshëndetje çfarë po bëni”
Por ndryshe është mësimi i gjuhëve të huaja nga mësuesit, nga ngulitja e gjuhëve përmes televizorit apo youtube që për neuropediatrit vlerësohet i dëmshëm. (Efekt the lion king kukulla) Gjate pandemisë kur mjetet elektronike ishin i vetmi kanal komunikimi, u shtuan rastet e të vegjëlve qe kishin nevoje për terapi komunikuese. Së fundmi mjekët tregojnë se fëmijët nga 2 deri në 6 vjec kanë vështirësi të flasin dhe të kuptohen nga të rriturit. (Efekt fëmija gjatë terapisë) Problem që e njohin si vonesa gjuhësore.
“Gjuha është një aftësi që e kanë vetëm qeniet njerëzore që zhvillohet vetëm nga ndërveprimi me frymorë dhe jo nga ndërveprimi me ekrane. E folura në anglisht nga një fëmijë i vogël që akoma nuk ka mësuar shqipen, por mëson në mënyrë automatike nga televizori, nga kukullat etj duhet të jetë një sinjal alarmi madhor për prindërit, pasi ndikon në koren e trurit në pjesën e përparme duke e dëmtuar atë”.– tha Migena Kika- neuropediatre
“Fëmija është telegrafik. Kur e pyet ‘si kalove sot?” përgjigjet “mirë” ose “good” .. “Cfarë bëre te kopshti?”, nuk di të të kthejë përgjigje, sepse nuk ka të zhvilluar një strukturë fjalie të saktë. Pra duke qenë I ekspozuar gjatë gjithë kohës me anglishten ai nuk di të flas në shqip e bëhet agresiv sepse nuk na kuptojnë të tjerët ose bëhet asocial”.- tha Antigoni Bullari- logopede
Prinderit shpesh ankohen pasi femijet e vegjel okupojne pjesen me te madhe te kohes se tyre. Por dhenia e celularit apo televizorit, megjithese ofron nje lehtesim te momentit, sjell rreziqe afatgjata per shendetin e tyre mendor.
Top Channel