Një operacion i policisë së kosovës i zhvilluar në Zveçan ka shkatërruar një shtëpi bari dhe ka vënë në pranga 4 serbë.

Operacioni është kryer në fshatin Kremestak, pasi Policia kishte marrë informacion se në një shtëpi dyshohej se kishte një laborator për kultivimin e kanabisit.

Gjatë kontrollit në brendësi të shtëpisë, u zbulua se në katin e parë kishte dy dhoma të rregulluara me ndriçim, ventilim dhe saksi, dhe një dhomë në të cilën kishte bimë kanabis duke u tharë dhe pothuaj të gatshme për treg. Edhe në katin e dytë ndodhej një dhomë me bimë të kanabisit duke u tharë po ashtu të gatshme për shitje,

Sipas Policisë, janë konfiskuar 15 kilogramë marijuanë, e gatshme për tu hedhur në treg, kanabis, para të gatshme dhe sende të tjera.

Vlerësohet se sasia e sekuestruar e marijuanës dhe bimëve të kanabisit e kalon vlerën e shitjes në treg mbi një milion euro, ndërsa pajisjet të cilat janë përdor për mbjelljen, rritjen dhe kultivimin e kanabisit kalojnë vlerën e mbi 450,000 euro.

Policia thotë se bëhet fjalë për një grup të strukturuar kriminal të cilët kanë vepruar në shitjen e narkotikëve në Republikën e Kosovës dhe në Serbi.

Autoritetet njoftuan se të arrestuarit,  kishin tentuar të iknin në momentin që Policia e Kosovës kishte hyrë në shtëpinë ku u gjet laboratori, por pa sukses.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA