Përplasje të ashpra mes ushtrisë izraelite dhe palestinezëve në Bregun Perëndimor (fotot)

19/04/2022 20:15

Përplasje të ashpra vijonin sot mes forcave izraelite dhe demonstruesve palestinezë pas disa ditë dhune të ushtrisë ndaj protestuesve dhe besimtarëve në xhaminë e Al Aksa në Jeruzalem.

Ushtria izraelite kreu gjithashtu sulmin e parë ajror ndaj Rripit të Gazës në kundërpërgjigje të një rakete të lëshuar nga militantët palestinezë.

Ushtria dhe forcat speciale bënë pesë arrestime mëngjesin e sotëm në Bregun Perëndimor, ku ka pasur një seri sulmesh vrasëse izraelite që prej nisjes së demonstratave, shkruan AFP.

Ushtria izraelite tha se sistemet ajrore kishin  neutralizuar një raketë që vinte në drejtim  të territorit teksa shtonin se si kundërpërgjigje kishin goditur nga ajri një depo armatimesh të grupit militant Hamas.

Trazirat nisën kur besimtarët palestinezë në Jeruzalem u përballën me kufizime ne lutjet, prej vizitave të pelegrinëve hebrenj në tempull, që shoqeroheshin nga policia.

Palestinezët janë në muajin e shenjtë musliman të Ramazanit ndërsa hebrejtë në festën e Ringjalljes së Krishtit, çka solli përplasje të ngjashme me ato të viteve të tjera në këtë periudhe.

FOTO GALERI
2/8
Trazirat nisën kur besimtarët palestinezë në Jeruzalem u përballën me kufizime ne lutjet, prej vizitave të pelegrinëve hebrenj në tempull

Top Channel