24/11 21:11
Ndonëse e ka nisur sezonin në mënyrë perfekte, duke fituar dy nga tre garat e para sezonale, Charles Leclerc nuk ka kaluar një Pashkë të qetë, pasi i kanë vjedhur një orë dore Richard Mille 67-02, e personalizuar, me flamurin e Monacos në sfond.
Piloti monegask i Ferrarit ishte në Viareggio bashkë me trajnerin personal, teksa një person u afruar për të bërë foto dhe më pas i rrëmbeu orën nga dora e “ia mbathi” nëpër rrugica.
Vlera e orës mendohet të jetë rreth dy milionë euro (aq është shitur një orë e ngjashme në ankand para dy vitesh), ndërsa Leclerc dhe trajneri i tij personal njoftuan menjëherë policinë, që ka nisur hetimet për të gjetur personin që vodhi orën e pilotit nga Monaco.
Top Channel