Studioja e Për’puthen u përfshi nga debate të vazhdueshme të cilat sollën akuza nga të dyja palët.
Ishte Neritani dhe Laureta ata të cilët nisën të debatonin në studio për shkak të ndërhyrjeve në takimin e tij dhe Alesjas.
Akuzat e tij nuk i referoheshin vetëm Lauretës por edhe motrës së saj Rrushes e cila ka pasur debate të vazhdueshme me vajzën që Neritani pëlqen dhe ka zhvilluar takime.
“Tendenca juaj nuk është të dashuroni tendenca juaj është ta sulmoni tjetrin dhe ta çoni në negativitet në qoftë se ti më flet mua për dashurinë, dashuria do të ishte dështim”, u shpreh Neritani i revoltuar.
Laureta nuk i kursu përgjigjet e saj duke e quajtur Neritanin “manipulator dhe person të shkathët me artikulimin e fjalëve”.
Top Channel