“Engjëlli ynë është tashmë në prehrin e babait”, motra e Ronaldos bën postimin prekës pasi humbi nipin

19/04/2022 17:37

Motra e Cristiano Ronaldos, Katia Aveiro bëri një postim prekës në rrjete sociale, pasi futbollisti njoftoi  se djali i tij i porsalindur ka vdekur.

Me anë të postimit në Instagram ajo i drejtohej babait të tyre të ndjerë i cili u nda nga jeta në vitin 2005, në moshën 52-vjeçare.

 “Të dua dhe zemra ime është me ty atje. Zoti kujdeset për ju dhe forcon rrugën tuaj gjithnjë e më shumë. Engjëlli ynë është tashmë në prehrin e babait. Dhe vajza jonë e vogël është atje e fortë dhe plot shëndet dhe do të na tregojë çdo ditë se vetëm dashuria ka rëndësi”, ka shkruar ajo.

Ylli i Manchester United njoftoi mbrëmjen e djeshme se një nga binjakët e porsalindur kishte vdekur, ndërsa binjaku tjetër i porsalindur, një vajzë ka shpëtuar.

Ronaldo është baba i Cristiano Jr. i cili është fëmija i parë ndërsa identiteti i nënës së tij nuk bëhet i ditur.

Me anë të një nënë surrogante ai është babi i dy binjakëve Eva dhe Mateo, katër vjeç.

Ai gjithashtu ka një vajzë me partneren e tij Georgina, ndërsa së fundmi janë prindër të një vajze.

Historia e çiftit ka nisur pas një takimi të futbollistit me Georginën kur ajo  punonte si asistente në një dyqan të Guccit në Madrid në vitin 2016.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA