Fakti që çmimet po luajnë kryesor në tregtinë e jashtme vërehet edhe nga statistikat e peshës. Në eksporte ne kemi marrë vete 10 mijë ton më shumë mallra, por diferenca në vlerë është 12.8 mld lekë.
Grupet kryesore që kanë ndikuar në shtimin e eksporteve është për shkak të mineraleve, lëndëve djegëse dhe tekstilëve. Çmimi kromit dhe lëndëve të tjera minerale është trefishuar në bursa, po ashtu edhe çmimi i naftës bruto. Por, edhe sektori fason është duke kaluar një periudhë mjaft të mirë, pasi vendet evropiane kanë zhvendosur zinxhirët e furnizimit nga Azia drejt Ballkanit, duke rritur numrin e porosive dhe duke e renditur sektorin, të tretin për produktet që eksporton.
Sa i përket importeve grupet kryesore që kanë udhëhequr rritjen është energjia elektrike, ku vendi jonë po blen me çmime trefish më të larta, ndjekur nga metalet dhe materialet e ndërtimit, ndërsa grupi i tretë janë ushqimet.
Fakti që çmimet po luajnë kryesor në tregtinë e jashtme vërehet edhe nga statistikat e peshës. Në eksporte ne kemi marrë vete 10 mijë ton më shumë ushqime, por diferenca në vlerë është 12.8 mld lekë.
Ndërsa në importe sasia e mallrave është më e vogël këtë mars është 46 mijë e 200 ton, më pak se e njëjta periudhë vitin e kaluar, por diferenca në vlerë është 20 mld lekë. Kjo rritje e vlerës përkthehet e gjitha në rritjen e çmimeve të ushqimeve dhe produkteve të tjera bazë në tre muajt e fundit.
Krahu pozitiv mbetet fakti se një indikator i rëndësishëm si ai deficitit tregtar po përmirësohet dhe në tremujorin e parë të vitit ai nuk po rritet me hapa galopantë.
Vendet në të cilat kemi dërguar më shumë mallra gjatë këtij tremujori janë Italia, Kosova dhe Gjermania, ndërsa vendet nga ku kemi marrë më shumë përveç Italisë, renditen Turqia dhe Kina.
Me vendet e BE-së, vendi ynë vazhdon të realizojë gati 65% të volumit të tregtisë së jashtme.
Top Channel